Largimi mund të jetë një proces stresues i cili shoqërohet me tensione, ngarkesë emocionale dhe ndjenjën e paqartësisë për vendimin e marrë. Shpesh në këto 2 javë shumë punonjës shfrytëzojnë pushimet e papërdorura të vitit për të kaluar periudhën e fundit të punës, në mënyrë më të qetë dhe për të përgatitur kalimin në një mundësi të re. . . . #albaniajobs #mundesipunesimi #ofertapune #aedinise?
About us
Albania Jobs është portali më i ri në tregun online të punësimit në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqip-folëse. Albania Jobs është ideuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë punëkërkuesve dhe punëdhënësve dhe të mundësojë ndërveprimin më të mirë të kërkesave dhe ofertave në tregun e punës.
- Website
-
https://albaniajobs.al/
External link for ALBANIA JOBS
- Industry
- Staffing and Recruiting
- Company size
- 2-10 employees
- Headquarters
- Tirana, Albania
- Type
- Public Company
- Specialties
- recruitment, applicant tracking, career transition, Job Search, and hiring
Locations
-
Primary
Rr. Andon Zako Çajupi
Tirana, Albania, 1019, AL
Employees at ALBANIA JOBS
Updates
-
Shëndeti mendor është komponent themelor i mirëqenies së përgjithshme dhe ndikon ndjeshëm në performancën individuale dhe organizative. Cdo organizatë duhet ta ketë prioritet shëndetin mendor në vendin e punës. Disa politika kyçe për të përmirësuar mirëqenien e punonjësve janë: ▶ Politika për reduktimin e stresit në proceset e punës. ▶ Politika për vlerësim dhe mirënjohje ndaj punonjësve. ▶ Organizimi i aktiviteteve si psh retreat. ▶ Programe për ndërgjegjësimin mbi shëndetin dhe mirëqenien. Kujdesi për mirëqenien e punonjësve është investimi më i rëndësishëm që një kompani mund të bëj. Të gjithë duhet të kujdesemi për të krijuar një ambient pune të shëndetshëm. . . . #albaniajobs #mundesipunesimi #ofertapune #tips #mentalhealth
-
"Lead by example" do të thotë të jesh model për stafin duke treguar me veprimet e tua vlerat, qëllimet dhe standardet që dëshiron të shohësh edhe tek të tjerët. Një drejtues që vepron sipas vlerave ndikon drejtpërdrejt në motivimin dhe zhvillimin e punonjësve. Disa mënyra praktike për të ndihmuar ekipin të rritet, ndërkohë që tregoni shembullin tuaj më të mirë të lidershipit janë: 🔷 Mundësoni zhvillim profesional dhe trajnime 🔷 Ndihmoni punonjësit të marrin/arrijnë pëgjegjësi 🔷 Kultivoni një kulturë feedback-u 🔷 Mbështesni balancën Punë-Jetë "Lead by example" nuk është vetëm një strategji, është një mentalitet. Kur punonjësit shohin një drejtues që "përqafon" vlerat dhe standardet e tij do të ndihen të frymëzuar për të bërë të njëjtën gjë. . . . #albaniajobs #mundesipunesimi #ofertapune #tips #leadbyexample
-
Mikromenaxhimi përkufizohet si një stil drejtimi ku menaxheri kontrollon çdo aspekt të punës së ekipit. Ky fenomen shpesh rezulton në demotivim, rënie të produktivitetit dhe tension në vendin e punës. 🔃 Megjithatë, një qasje e ekuilibruar dhe strategjitë e duhura mund të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi pune të shëndetshëm. ✔️ Komunikimi i hapur (menaxher-ekip) ✔️ Trajnimi dhe zhvillimi profesional i punonjësve ✔️ Vlerësimi i arritjeve/përpjekjeve ✔️ Krijimi i marrëdhënieve pozitive Implementimi i këtyre strategjive mund të krijoj një mjedis pune më të shëndetshëm dhe më produktiv për të gjithë. 🤔 Sipas jush, cila do ishte strategjia më e mirë që do të "luftonte" mikromenaxhimin? . . . #albaniajobs #mundesipunesimi #ofertapune #tips
-
"Procrastination syndrome" është një sjellje ku punonjësit vonojnë kryerjen e detyrave për shkak të shqetësimeve, frikave ose mungesës së motivimit. Por, pse priremi ta shtyjmë punën? Disa nga arsyet kryesore janë: 😬 Frika se detyrat nuk mund të bëhen në mënyrë perfekte. 😬 Frika se nuk do të arrijmë rezultatet që dëshirojmë. 🙄 Marrja e detyrave që nuk kanë një qëllim të qartë. ⌛ Mendimi se kemi kohë mjaftueshëm për të përfunduar një detyrë. 😰 Mungesa e motivimit kur detyrat nuk na duken të rëndësishme. A mund ta tejkalojmë këtë sindromë? Patjeter që po! ⚙️ Duke ndërmarrë strategji për ndarjen e detyrave në hapa më të vegjël dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm për punë. . . . #albaniajobs #mundesipunesimi #ofertapune #tips #procrastinationsyndrom
-
A e dini se eksplorimi i karrierës realizohet në dy dimensione? ◾Eksplorimi në thellësi- ku individi ka mundësi eksplorimi të karrierës së tij profesionale në detaje duke shkuar deri në thellësi. ◾Eksplorimi në gjerësi- bazohet në analizimin e një spektri të gjerë mundësish profesionale për të zbuluar të gjitha alternativat e mundshme që mund t’i përshtaten një individi. Dëshironi të zbuloni nëse karriera juaj është e zhvilluar në gjerësi apo thellësi? Na kontaktoni në info@albaniajobs.al . . . #albanajobs #mundesipunesimi #ofertapune #keshillimkarriere
-
️🦸Sindroma "Superman" është një fenomen i zakonshëm në mjediset e punës, ku punonjësit ndihen të detyruar të përballen me çdo sfidë ose detyrë pa kërkuar ndihmë, duke besuar se duhet të jenë të aftë të realizojnë gjithçka vetë. Sindroma Superman mund të shkaktojë: ⚠️ Shterim emocional dhe fizik (burnout) ⚠️ Rritje të stresit dhe ankthit ⚠️ Ulje të produktivitetit dhe motivimit Si mund të menaxhohet kjo sindromë? 🔑 Prioritizimi i punëve dhe delegimi efektiv i detyrave 🔑 Përmirësimi i komunikimit dhe bashkëpunimit brenda ekipit 🔑 Ruajtja e balancës punë-jetë për të mbrojtur mirëqenien personale dhe profesionale. 🔑 Vendosja e kufijve të qartë në punë për të menaxhuar ngarkesën. A ekziston "Sindroma Superman" në vendin tuaj të punës? . . . #albaniajobs #mundesipunesimi #ofertapune #blog #tips
-
Zhvillimi i një karriere të qëndrueshme dhe të suksesshme kërkon vetëdijësim si dhe një kuptim të thellë të aftësive dhe aspiratave personale. Testi ADOR është një mjet i besueshëm i zhvilluar për të ndihmuar individët të identifikojnë nevojat e tyre profesionale dhe të marrin vendime më të informuara mbi drejtimin e karrierës. Nëse dëshironi të bëni hapin e parë drejt një karriere që përputhet me vlerat dhe ambiciet tuaja ju ftojmë të zhvilloni testin ADOR (Analyse de la Demande d'Orientation) . . . #albaniajobs #mundesipunesimi #ofertapune #keshillimkarriere #testiador
-
Testet e personalitetit janë një nga mjetet më të përdorura nga kompanitë për të vlerësuar nëse aftësitë dhe sjelljet e një kandidati përputhen me kërkesat e rolit dhe vlerat e ekipit. 🧩 Këto teste mund të jenë çelësi për të gjetur talentin e duhur! 🔑 . . . #albaniajobs #mundesipunesimi #ofertapune
-
A dëshironi të masni kënaqësinë e punonjësve në kompaninë tuaj? Ju prezantojmë me shërbimin më të ri të Albania Jobs “Anketime dhe Sondazhe”. Një shërbim që do të ndihmojë kompanitë të zbulojnë faktorët që ndikojnë në motivimin, angazhimin dhe produktivitetin e punonjësve. Së bashku mund të krijojmë një ambient pune më të kënaqshëm dhe produktiv!" . . . #albaniajobs #ofertapune #mundesipunesimi #anketa #sondazhe