NJOFTIM PËR POZICION VAKANT PUNE Shoqëria“EUROSIG” Sh.a shpall vendin vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës: DREJTOR - DEGA VLORË PËRGJEGJËSITË KRYESORE: • Kontrolli dhe analizimi i të gjitha veprimeve dhe informacionit financiar të Degës. • Mbajtja dhe dokumentimi në menyrë korrekte i të dhënave. • Njohja, respektimi, zbatimi dhe veprimi në përputhje me legjislacionin në fuqi lidhur me Sigurimet. • Mbajtja e bazës së të dhënave dhe ruajtjes së kofindencialitetit. • Kontroll i mbarëvajtjes së procesit të punës së kryer në Degë. KRITERET: • Arsim i lartë në degët Juridik, Ekonomik, Shkenca Shoqërore. DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlefshme me to. • Eksperiencë pune të paktën 5 vjet, në pozicione drejtuese në Industrinë e Sigurime (përbën avantazh) ose Institucione Financiare. • Të ketë njohuri shumë të mira dhe të përdorë paketën Office, veçanërisht Excel-in, si edhe të përdorë, e të kuptoj shpejt çdo program financiar. • Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze. • Dëshmi të ndryshme kualifikimi. • Sjellje në perputhje me rregullat e etikës. DOKUMENTET E KËRKUARA: • Fotokopje të diplomës • Curriculum Vitae (Cv) Afati i dorëzimit të dokumenteve është deri më 25.10.2024. Dokumentet duhen dërguar në adresën email: burime.njerezore@eurosig.al
About us
Eurosig sh.a. was established in September, 2004 as a Non-Life Insurance Company, and since March operates under the name Eurosig sh.a., and is entirely owned by Albanian shareholders. The company activities are regulated by the Law on the Activity Insurance, Re-Insurance and Intermediary in Insurance and Re-Insurance, amended, and other legal and normative acts, and under the supervision of the Albanian Financial Supervisory Authority (AFSA). It is also guided by the Company Statute and the Company Operational Regulations. Eurosig sh.a. is a consolidated company in the insurance market, and is extended in all the territory of the Republic of Albania, with 23 branches and over 230 agencies. The extension of the sales network, the positioning in the insurance market with significant and relatively fast growth, are the result of continuous efforts and the company’s qualified employees. In the last four years, Eurosig sh.a. has been ranked as the fastest growing company in the insurance market. Eurosig sh.a. offers adequate insurance solutions that adapt to a changing environment. In order to achieve this, Eurosig sh.a. employs a highly qualified, professional, and qualified staff. They are attentive to the clients’ needs, know what the most adequate product for each client is, and offer the best options and advice. Eurosig offers coverage for vehicles, homes, health, work, property, profession, agricultural products, livestock and more. Today, due to an approach to integrated offers, and a unique and innovative model, you will be in good hands which translates to Trust. Security is the corner stone of the Eurosig philosophy.
- Website
-
https://eurosig.al/
External link for EUROSIG Sh.a.
- Industry
- Insurance
- Company size
- 201-500 employees
- Headquarters
- Tirane
- Type
- Public Company
- Founded
- 2004
Locations
-
Primary
Rruga Papa Gjon Pali II, Vila Nr.5, Tiranë, Shqipëri
Tirane, AL
Employees at EUROSIG Sh.a.
Updates
-
Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” Sh.a kërkon të punësojë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Tiranë: SPECIALISTE FINANCE-KONTABILISTE KRITERET E KËRKUARA: • Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik (në Universitet Publik), prioritet ka dega Financë-Kontabilitet. • Të ketë eksperiencë pune direkte në financë, jo më pak se 5 vjet. • Të ketë njohuri shumë të mira me paketën Office veçanërisht Excel-in, si edhe të përdorë e kuptojë shpejt çdo software financiar. • Të jetë dinamike, e komunikueshme dhe kërkuese ndaj vendit të punës dhe detyrave e objektivave që i ngarkohen. • Të disponojë letër reference, jo më pak se dy prej punëdhënësve të fundit, të cilat të permbajnë qartë kontaktet e punëdhënësit. • Të disponojë kualifikime e trajnime në fushën financiare, fiskale dhe atë të biznesit. • Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze. • Të jetë korrekt, i besueshëm dhe i organizuar. • Të ketë aftësi të mira komunikuese; • Kandidatëve u ofrohen kushte shumë të mira pune dhe mundësi formimi profesional në sigurime. • Prioritet do të kenë kandidatët e paraqitur, të cilët kanë eksperiencë pune dhe kualifikime të bindshme në financë-kontabilitet, deri në moshën 40 vjeç. DETYRAT: • Kryen rakordimet ditore të proceseve të punës tek shitja; • Përgatit raporte të ndryshme financiare; • Rakordon me klientët/furnitorët dhe mban kartelat përkatëse; • Kryen kontrollin, verifikimin dhe regjistrimin e kontabilizimeve për mbylljen e rezultatit mujor; • Ndjek proceset e fiskalizimit (fiskalizimin e faturave te shitjes, pranimin e faturave të blerjes, kontrollin e fiskalizimit të arkës etj.) SHËNIME: Ofrohen kushte të mira pune dhe kontratë e rregullt, sipas legjislacionit ne fuqi. Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën email: burime.njerezore@eurosig.al
-
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Shoqëria “EUROSIG” Sh.a shpall vendin vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës: SHEF FINANCE-KONTABILITETI DREJTORIA E PËRGJITHSHME Përshkrimi i Punës: Pozicioni Shef Finance është përgjegjës për hartimin e pasqyrave financiare me baza 3-mujore dhe vjetore dhe plotësimin e tyre në sistemet e informatizuara të regullatoreve. Analizimi, përpunimi i të dhënave financiare në nivele drejtuese për të mundësuar një bazë të plotë për gjykim e vendimmarrje dhe përgatitjen e raporteve financiare. 1. PËRGJEGJËSITË KRYESORE • Kontrolli dhe analizimi i të gjitha veprimeve dhe informacionit financiar të kompanisë. • Mbajtja dhe dokumentimi në mënyrë korrekte i të dhënave financiare; • Përgjegjës për hartimin e raporteve periodike të rezultatit financiar, bilancit dhe raportimin te regullatorët (DTM, AMF), duke respektuar afatet ligjore; • Mbajtja kontakteve të vazhdueshme me auditorin e jashtëm, organet tatimore dhe AMF, në lidhje me çështjet financiare dhe përgatitja e të gjithë dokumentacionit justifikues për të gjitha raportet, apo çështjet e kërkuara të përzgjedhura për raportim ose kontroll tematik nga ana e tyre; • Njohja, respektimi, zbatimi dhe veprimi në përputhje me legjislacionin në fuqi të regullatorëve; • Mbajtja e bazës së të dhënave financiare dhe ruajtjes së kofindencialitetit; • Kontroll i mbarëvajtjes së procesit të punës së kryer këtë drejtori; • Propozim në nivele më të larta drejtuese për përmbushjen e objektivave financiare bazuar në planet strategjike të shoqërisë; • Përgjegjës për përputhshmërinë me kërkesat ligjore sipas legjislacionit përkatës tatimor. • Sjellja në përputhje me rregullat e etikës. KRITERET: Kandidati duhet e plotesoje kriteret e meposhtme: • Diplomë universitare në degët financë/kontabilitet; • Të ketë aftësi analitike, financiare dhe të kontabilitetit; • Minimalisht 5 vite eksperiencë; • Të jetë i familjarizuar me Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit; • Të ketë njohuri shumë të mira dhe të përdorë shumë mirë paketën Office, veçanërisht Excel-in, si edhe të përdorë të kuptojë shpejt çdo program financiar; • Të jetë dinamik, i/e komunikueshme, përgjegjës dhe kërkues ndaj vendit të punës, detyrave, apo objektivave që i ngarkohen; • Të disponojë letër referenca nga jo më pak se dy prej punëdhënësve të fundit, të cilat të përmbajnë kontaktet e punëdhënësit; • Të disponojë kualifikime e trajnime në fushën financiare, fiskale dhe atë tregtare; • Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze. Do të kualifikohen vetëm kandidatët, të cilët plotesojnë të gjitha kriteret e mësipërm. Ofrohen kushte të mira pune dhe kontratë e rregullt, sipas legjislacionit ne fuqi. Jeni të mirëpritur! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Rekomandimet dhe CV) në adresë E-mail: burime.njerezore@eurosig.al
-
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Shoqëria “Eurosig” Sh.a shpall vendin vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon: POZICIONI: JURIST NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME Kandidati duhet të plotesojë këto kritere: • Të ketë kryer arsimin e lartë në degën :“ Drejtësi”; • Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master Shkencor në e Drejtë Civile/Publike; • Eksperiencë pune të paktën 4 vite në të njëjtin profesion; • Përvojë në përfaqësimin e shoqërive në Gjykatat e vendit , përpilimin e kërkesëpadive dhe pregatitjes së dokumentacionit; • Të zotërojë Gjuhën Angleze në nivel profesional ose një gjuhë tjetër europiane; • Aftësi të shkëlqyera komunikimi , etike dhe bashkëpunimi; • Njohuri të mira të programeve të paketës Microsoft Office. Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë: • Fotokopje të diplomës; • Curriculum Vitae (Cv); • Dëshmi kualifikimi të ndryshme. Dokumentet duhen dërguar në adresë e-mail: burime.njerezore@eurosig.al
-
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Shoqëria “Eurosig” sha shpall vendin vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon: POZICIONI: SPECIALIST SHITJE PRANË DEGËS TIRANA-3 Kandidati duhet të plotesojë këto kritere: • Diplomë e shkollës së lartë, përparësi përbën profili Ekonomi / Financë; • Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master Shkencor/Master Profesional; • Eksperiencë pune të paktën 2 vite në shitje; • Të zoterojë shumë mirë Gjuhën Angleze ose një gjuhë tjetër europiane; • Aftësi të shkëlqyera komunikimi , etike dhe bashkëpunimi; • Njohuri të mira të programeve të paketës Microsoft Office. Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë: • Fotokopje të diplomës • Curriculum Vitae (Cv) • Dëshmi kualifikimi të ndryshme. Dokumentet duhen dërguar pranë adreses së e-mailit : burime.njerezore@eurosig.al