EasyPay reposted this
Bankingu i hapur: Banka e Shqipërisë licencon subjektin e parë financiar🌐 Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin për licencimin e parë të bankingut të hapur: institucionin e parasë elektronike Easypay sh.p.k., pas plotësimit të kërkesave ligjore dhe rregullative licencuese. Ky licencim i hap rrugën fillimit të ofrimit të këtyre shërbimeve në tregun shqiptar.💳🔓 Bankingu i hapur (Open banking) është një risi në praktikat bankare bashkëkohore, që u mundëson qytetarëve të aksesojnë të dhënat e llogarisë së tyre dhe të inicimit të pagesave nga bankat dhe institucionet e tjera financiare, nëpërmjet ofruesve të shërbimit të palëve të treta. Kjo do të thotë se klientët mund të realizojnë shërbime pagesash nga llogaria e tyre bankare edhe nëpërmjet institucioneve të tjera financiare dhe jo domosdoshmërisht vetëm nëpërmjet bankës, ku kanë llogarinë. Me vizionin tonë për hartimin e rregulloreve që e afrojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë me standardet evropiane dhe mbështjetjen e aktorëve të ndryshëm të tregut për ta bërë funksional këtë koncept në praktikë, sot hedhim një hap tjetër në drejtim të modernizimit të pagesave në Shqipëri.🤝 Në qendër të kësaj iniciative qëndron qytetari, për t’i dhënë më shumë mundësi zgjedhjeje që të kryejë pagesa dhe transferta më të thjeshtuara, më të shpejta dhe me kosto më të ulët. Prandaj dhe Banka e Shqipërisë nxit aplikimet e institucioneve financiare për t’u pajisur me licencën në fushën e bankingut të hapur me qëllim krijimin e më shumë vlere të shtuar për qytetarët shqiptarë në përditshmërinë e tyre financiare. Për më shumë njoftimi 👇 https://lnkd.in/gs-j4WuT
Developer,Security at None
6deshte nje risi? te tjeret kane 350 vjet qe e kane implentuar!