iute Albania’s cover photo
iute Albania

iute Albania

Financial Services

Tirane, Albania 3,097 followers

Ne krijojmë përvojën e jashtëzakonshme në financat personale, duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve.

About us

iute Albania Sh.A. është pjesë e kompanisë ndërkombëtare iute Group Europe, me qëndër në Tallin, Estoni, lider në industrinë fintech dhe në ofrimin e kredive të shpejta konsumatore pa kolateral, me aktivitet biznesi në Moldavi, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe Shqipëri. iute Albania është një institucion financiar i licensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2015. Si e tillë, ajo operon një politikë kredie të përgjegjshme që përfshin vlerësim të rrezikut të kredisë, kushte të qarta dhe transparente pa tarifa të fshehura dhe shërbim të shpejtë e komod ndaj klientit gjatë gjithë procesit. Misioni ynë është krijimi i përvojës së jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientit. Vlerat tona janë: Komoditeti. Shpejtësia. Humanizmi. ✅ Ne ofrojme kredinë më komode falë opsioneve tona fleksibël! Kreditë që ne ofrojmë mund të jenë per nevoja konsumi konsumatore ose blerje produktesh me këste, për një periudhë nga 1 deri në 48 muaj, në një shumë në përputhje me të ardhurat, pagesën e dëshiruar mujore dhe kreditueshmërinë e klientit. ✅Ne ofrojmë kredinë më të shpejtë! Falë aplikacionit Myiute jemi të disponueshëm 24/7 për klientët tanë. Myiute është një shërbim inovativ që mundëson trajtim të përshtatshëm, të shpejtë dhe të sigurt të fondeve personale të ofruara nga ne 24/7. Me Myiute, ju mund të aplikoni për një kredi, të nënshkruani një kontratë dhe më pas të monitoroni dhe menaxhoni kredinë tuaj në çdo kohë. ✅Ne jemi njerëzorë! Ne e vlerësojmë kontaktin e drejpërdrejtë me klientët, ndaj ofrojmë aplikimin dhe nënshkrimin e kredisë edhe në zyrë. Sipas dëshirës së tyre, klientët tanë mund të aplikojnë për një kredi në çdo zyrë fizike tonën ose pranë partnerëve tanë. Konsulentët tanë punojnë në çdo ditë të javës.

Website
https://iute.al/
Industry
Financial Services
Company size
51-200 employees
Headquarters
Tirane, Albania
Type
Privately Held
Founded
2014
Specialties
fast loan, consumer loan, pay over time services, and online loans

Locations

Employees at iute Albania

Updates

  • iute Albania reposted this

    Një moment nga e ardhmja… që ndodh sot! 🚀 Një natë e bukur jashtë me miqtë. Në restorant, kamarieri sjell faturën… ndërkohë që të tjerët kërkojnë kartat ose numërojnë cash-in, unë? Thjesht skanoj QR-in me MyIute dhe vazhdoj bisedën. Më vonë, në nightclub, e njëjta skenë – pa radhë në banak, pa pritur kthimin e kusurit, thjesht një tap në telefon dhe pija është gati. 🍾📱 Ky është ritmi i jetës pa pengesa… dhe teknologjia fintech që e bën të mundur. A je gati ta provosh? #iutech #fintech #myiute

  • Buy Now, Pay Later po fiton terren edhe në Shqipëri, duke sjellë më shumë fleksibilitet për konsumatorët dhe më shumë mundësi për bizneset. A është tregu gati për këtë ndryshim? Një reflektim interesant nga gazetari i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi. Faleminderit për konsideratën, Bardhi!

    View profile for Bardhi Sejdarasi

    Moderator of the Economic Analytical Emission "Sheshi I Dollarit"&Editor-in-chief, Economy news section at Albania Radio and Television

    KOMENTET TUAJA VLERESOHEN! A është Shqipëria gati për “Bli tani, Paguaj më vonë”? Teknologjia ka transformuar financat personale, dhe BNPL është një nga ato risitë që premton të ndryshojë mënyrën se si shqiptarët blejnë dhe menaxhojnë financat e tyre. *** Në njërën nga vizitat e mia të fundit në Itali, vura re diçka që më tërhoqi vëmendjen: sticker-a rozë të Klarna-s ngjitur në vitrinat e dyqaneve. Klarna është një kompani fintech e cila u mundëson klientëve për të blerë produkte dhe shërbime në çast dhe për të paguar më vonë, pa burokraci të tepërta. Kur u ktheva në Tiranë, pashë diçka të ngjashme—por këtë herë, sticker-at ishin të iute. Ky ishte momenti kur kuptova se koncepti "Buy Now, Pay Later" BNPL (shqip: Bli Tani, Paguaj më vonë) nuk ështe thjesht një trend global që ndiqnim nga larg, por një realitet që po hyn fuqishëm edhe në Shqipëri. Dikur, blerja me këste ishte një proces i ndërlikuar: kërkoheshin dokumente, garantues, firma, kohë e gjatë pritjeje. Sot, me një aplikacion në telefon, gjithçka mund të kryhet në pak sekonda. Teknologjia ka transformuar financat personale, dhe BNPL është një nga ato risitë që premton të ndryshojë mënyrën se si shqiptarët blejnë dhe menaxhojnë financat e tyre. Për konsumatorët, kjo do të thotë më shumë fleksibilitet financiar—mundësia për të blerë pa patur nevojë për një pagesë të menjëhershme të plotë. Për bizneset, kjo nënkupton më shumë klientë dhe më pak braktisje të shportës online. Megjithatë, mbetet një pyetje thelbësore: A është Shqipëria vërtet gati për këtë model të ri financimi? Ka raste suksesi dhe iute duket se po udhëheq këtë ndryshim. Këto shërbime synojnë të ofrojnë procese të shpejta, të thjeshta dhe transparente, duke i lejuar konsumatorët të përfitojnë nga BNPL pa rreziqe të panevojshme.  Prapë, a është vërtetë Shqipëria gati për BNPL? Ndoshta përgjigja më e mirë do të vijë nga përvoja e përditshme. Sa herë që shoh sticker-at e iute-s nëpër dyqane, më duket se konsumatorët tashmë e kanë dhënë përgjigjen e tyre.

  • Pas çdo momenti të suksesshëm, ka gjithmonë disa skena që na bëjnë të buzëqeshim. 😁 Le të shijojmë bashkë disa nga prapaskenat më të veçanta, nga ky projekt që e kemi vërtetë përzemër. 😍 Ndoshta nuk jemi perfektë, por kujdesemi me gjithë zemër për atë që bëjmë! ❤️

  • iute Albania reposted this

    Fun Fact: ATM-të ishin fintech i parë! Bankomatët, të prezantuar për herë të parë në 1967 nga Barclays në Londër, ishin një nga format e para të teknologjisë financiare që automatizuan shërbimet bankare. Shpikja e ATM-ve revolucionarizoi shërbimet bankare duke i bërë ato më të shpejta, më të aksesueshme dhe të disponueshme 24/7. Njerëzit nuk kishin më nevojë të prisnin në radhë në banka, duke fituar pavarësi financiare dhe lehtësi në menaxhimin e parave. Kjo teknologji hapi rrugën për kartat bankare, bankingun online dhe fintech-un modern, duke i shtyrë bankat të investonin në shërbime dixhitale që sot i përdorim çdo ditë. #iutech #iute #fintech

  • 📢 iute bëhet pjesë e FIAA! 🚀 Në kuadër të rrugëtimit të ri si anëtarë të FIAA, sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim në zyrat tona qëndrore, të Nderuarën Znj. Marinela Jazoj, Drejtore Ekzekutive e Foreign Investors Association Albania. Gjatë takimit, patëm mundësi për të diskutuar mbi bashkëpunimin dhe potencialet e zhvillimit ekonomik dhe digjital në vend. Si një fintech lider në Shqipëri, iute sjell inovacion dhe lehtësi në financa përmes aplikacionit Myiute, duke mundësuar kredi konsumatore, pagesa, transferta dhe nënshkrime të sigurta me firmë elektronike të kualifikuar. 🔹 Anëtarësimi ynë në FIAA na jep mundësinë të sjellim ekspertizën tonë në ekosistemin ekonomik dhe digjital të vendit, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi më inovativ dhe të qasshëm për të gjithë. #iuteAlbania #Fintech #DigitalFinance #FIAA #Innovation #Collaboration

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
      +1
  • Mirëkuptimi dhe ndihma janë në zemër të çdo gjëje që bëjmë, dhe Olivia kujdeset që çdo telefonatë të reflektojë vlerat tona. 🙏🏼 Për ne, nuk është thjesht një telefonatë, por një mundësi për të ndërtuar marrëdhënie plot besim dhe për t'iu ofruar klientëve zgjidhjet më të mira. Jemi këtu për ty, në çdo moment!

  • iute Albania reposted this

    Dje nisëm serinë e aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit mes iutech & Universiteti Mesdhetar i Shqiperise, me një leksion të hapur nga CEO i iutePay, znj.Fatbardha Rino. Ajo ndau njohuri mbi fintech, sfidat dhe mundësitë e tij, duke theksuar ndikimin e teknologjisë në financa. Diskutimi me studentët ishte frytdhënës dhe motivim për të investuar në zhvillimin e ekosistemit fintech në Shqipëri. Shumë mirënjohje për Universiteti Mesdhetar i Shqiperise dhe për studentët e pranishëm për angazhimin! #iutech #UMSH #inovacion #edukim #fintech #iute

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
      +1
  • View organization page for iute Albania

    3,097 followers

    Sot, iute dhe Universiteti Mesdhetar i Shqiperise firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me përfitime të mëdha për studentët dhe stafet akademike, duke hapur rrugën për edukimin dhe informimin mbi teknologjitë financiare (FinTech) dhe potencialin e tyre për të transformuar të ardhmen. Falënderojmë z. Anastas Angjeli Themelues i Universitetit Mesdhetar, znj. Fatbardha Rino, Drejtore Ekzekutive e iutePay, z. Adrian Civici, Rektor i Universitetit Mesdhetar, si dhe përfaqësuesit e stafit akademik dhe administrativ UMT për praninë dhe mbështetjen e tyre në këtë iniciativë. Përmes platformës sonë iutech, ne synojmë të promovojmë inovacionin teknologjik dhe digjital, duke sjellë ndryshime pozitive në fushën financiare dhe përtej saj. 🚀

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
      +8

Affiliated pages

Similar pages