E kuqja është më shumë se një ngjyrë – është lidhja jonë me historinë, krenarinë dhe shpirtin kombëtar. 🔴 Ashtu si flamuri që na bashkon, edhe logoja e iute pasqyron energjinë dhe pasionin për të qenë gjithmonë pranë jush. Gëzuar Ditën e Flamurit! 🇦🇱
iute Albania
Financial Services
Tirane, Albania 2,940 followers
Ne krijojmë përvojën e jashtëzakonshme në financat personale, duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve.
About us
iute Albania Sh.A. është pjesë e kompanisë ndërkombëtare iute Group Europe, me qëndër në Tallin, Estoni, lider në industrinë fintech dhe në ofrimin e kredive të shpejta konsumatore pa kolateral, me aktivitet biznesi në Moldavi, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe Shqipëri. iute Albania është një institucion financiar i licensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2015. Si e tillë, ajo operon një politikë kredie të përgjegjshme që përfshin vlerësim të rrezikut të kredisë, kushte të qarta dhe transparente pa tarifa të fshehura dhe shërbim të shpejtë e komod ndaj klientit gjatë gjithë procesit. Misioni ynë është krijimi i përvojës së jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientit. Vlerat tona janë: Komoditeti. Shpejtësia. Humanizmi. ✅ Ne ofrojme kredinë më komode falë opsioneve tona fleksibël! Kreditë që ne ofrojmë mund të jenë per nevoja konsumi konsumatore ose blerje produktesh me këste, për një periudhë nga 1 deri në 48 muaj, në një shumë në përputhje me të ardhurat, pagesën e dëshiruar mujore dhe kreditueshmërinë e klientit. ✅Ne ofrojmë kredinë më të shpejtë! Falë aplikacionit Myiute jemi të disponueshëm 24/7 për klientët tanë. Myiute është një shërbim inovativ që mundëson trajtim të përshtatshëm, të shpejtë dhe të sigurt të fondeve personale të ofruara nga ne 24/7. Me Myiute, ju mund të aplikoni për një kredi, të nënshkruani një kontratë dhe më pas të monitoroni dhe menaxhoni kredinë tuaj në çdo kohë. ✅Ne jemi njerëzorë! Ne e vlerësojmë kontaktin e drejpërdrejtë me klientët, ndaj ofrojmë aplikimin dhe nënshkrimin e kredisë edhe në zyrë. Sipas dëshirës së tyre, klientët tanë mund të aplikojnë për një kredi në çdo zyrë fizike tonën ose pranë partnerëve tanë. Konsulentët tanë punojnë në çdo ditë të javës.
- Website
-
https://iute.al/
External link for iute Albania
- Industry
- Financial Services
- Company size
- 51-200 employees
- Headquarters
- Tirane, Albania
- Type
- Privately Held
- Founded
- 2014
- Specialties
- fast loan, consumer loan, pay over time services, and online loans
Locations
-
Primary
Rr. A.Z. Cajupi
Nd.3, H.2
Tirane, Albania 1001, AL
Employees at iute Albania
Updates
-
Kjo ishte Java (Fantastike) Globale e Sipërmarrjes! 🚀 Me një bashkëpunim të shkëlqyer me Startup Albania, rikthyem edhe një herë #iutech, një platformë të dedikuar për teknologjinë, risitë dhe inovacionin: karakteristika të vetë markës sonë. Falë vizionit të ekspertit estonez z. Martin Ruubel dhe pjesëmarrjes së CEO-s së iute, z. Akan Ajdini; CEO-s së iutePay, znj. Fatbardha Rino dhe CTO-s së iute, znj. Jonida Cela, arritëm të përcjellim frymëzim në ekosistemin e sipërmarrjes dhe teknologjisë. E ardhmja e Shqipërisë do të jetë digjitalizimi dhe #fintech!
-
Në eventin e organizuar nga The World Bank ku iute ishte e pranishme, u dha lajmi i mrekullueshëm: Shqipëria sot u bë pjesë e #SEPA, Zona e Përbashkët e Pagesave në Euro. 🥳🎉 Tani, çdo pagesë dhe transfertë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian bëhet më shpejt, më lehtë, më lirë! Mision që iute e ndan që prej nisjes dhe arsye për të investuar dhe më shumë në digjitalizimin dhe aksesin e sigurtë e të dhënave.
-
Siguria kibernetike është baza mbi të cilën ndërtohet çdo #fintech! 🤖 Për iute, siguria kibernetike, ruajtja dhe mbrojtja e të dhënave të klientëve tanë janë thelbësore: kjo është arsyeja përse ne bashkëpunojmë me kompani të mirënjohura si Amazon Web Services (AWS) e Cloudflare dhe vazhdojmë të kryejmë investime të rëndësishme për të ndjekur ritmin e zhvillimeve teknologjike estoneze. Për të ndarë me publikun shqiptar pak nga ekselenca e digjitalizimit estonez, patëm nderin të kishim si të ftuarin kryesor të #iutech, ekspertin z. Martin Ruubel. Në eventin "Tirana Tech Meet Up" nga Startup Albania, Ruubel së bashku me Jonida Cela, CTO e iute, Maciek Jędrzejczyk dhe Marcin Samiczak, përfaqësues të gjigandit Amazon Web Services (AWS), diskutuan mbi risitë dhe sfidat e këtij sektori kaq të rëndësishëm.
-
Bashkëpunimi është elementi kyç! 🌐 Në ditën e tretë të Javës Globale të Sipërmarrjes nga Startup Albania, u mbaj paneli i emërtuar "Inovacioni dhe Infrastruktura Qeveritare" që kishte në fokus analizën e industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes. I ftuari special i platformës #iutech ishte z. Martin Ruubel, ekspert i mirënjohur në skenën globale të teknologjisë dhe inovacionit. Ruubel ndau me audiencën eksperiencën e tij të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike dhe praktikat më të mira të digjitalizimit në Estoni, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimeve teknologjike dhe bashkëpunimit mes institucioneve private dhe autoriteteve shtetërore, për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe të digjitalizuar. Pjesë e panelit ishin disa nga emrat më të spikatur të kësaj industrie në Shqipëri: Lorenc Çala, Edisa Theodhori dhe Blerina Carcani si përfaqësues të Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Albana Ramabanaj, përfaqësuese e Deloitte.
-
Martin Ruubel është më në fund në Tiranë! 📍 Falë #iutech, sjellim në Javën Globale të Sipërmarrjes nga Startup Albania, një nga personalitetet më të rëndësishme të shoqërisë digjitale estoneze. Z. Ruubel, themelues i European Cyber Security Organisation (ECSO) dhe figurë e njohur e industrisë së teknologjisë në Evropë, bëhet pjesë e #iutech për të ndarë praktikat më të mira estoneze në sigurinë kibernetike, partneritetet publike-private dhe zgjidhjet e identitetit digjital. Gjithashtu, ai do të japë opinionin e tij mbi teknologjitë e avancuara, përfshirë ato të identifikimit digjital dhe përdorimin e teknologjisë blockchain për të garantuar të dhëna të sigurta për klientët.
-
Në datën 19 Nëntor, në ditën e dytë të Javës Globale të Sipërmarrjes, znj. Fatbardha Rino, CEO e iutePay, do t'i bashkohet panelit të Ekspozitës së Grave në Sipërmarrje, krah përfaqësuesve të UN Women dhe emrave të tjerë të spikatur të industrisë, duke ndarë përvojën e saj disa vjeçare në sektorin financiar dhe veçanërisht njohuritë e saj mbi "Integrimin e Zgjidhjeve të Pagesave". #iutech #GEW2024 #DigitalSocieties #iute
-
Sot nisi Java Globale e Sipërmarrjes, nga Startup Albania! 📅 Kemi kënaqësinë të mbështesim këtë iniciativë nëpërmjet platformës sonë #iutech. Kjo platformë sjell praktikat më të mira të iute dhe ekspertizën më të mirë estoneze, si histori suksesi në rrugën e një shoqërie drejt progresit digjital. Për iute ky rrugëtim ka nisur që në vitin 2008, duke u ofruar miliona individëve në të gjithë Evropën akses të shtuar dhe të sigurtë në financa, pikërisht nëpërmjet teknologjisë. #iute #iutech #GEW2024
-
Bashkohu me ne në Javën Globale të Sipërmarrjes për panelet e ekspertëve të iutech! 🌐 Z. Akan Ajdini, CEO i iute, do të diskutojë përfshirjen financiare në panelin "Financial Innovation for Entrepreneurship Growth". Znj. Fatbardha Rino, CEO e iutePay, do të ndajë njohuritë dhe përvojën e saj mbi pagesat digjitale në workshop-in mbi Transformimin Digjital dhe e-Commerce dhe në panelin e "Balkan Fintech Association". Z. Martin Ruubel, themelues i European Cyber Security Organisation (ECSO) & Znj. Jonida Cela, CTO e iute, do të eksplorojnë rolin e sigurisë kibernetike në pagesat digjitale në panelin "Government & Cybersecurity Infrastructure". Mos i humb këto diskutime të udhëhequra nga ekspertë - ndiq panelet tona për të rejat më të fundit në #fintech dhe inovacionin digjital! #iutech #GEW2024 #DigitalSocieties #iute