Me këtë postim, hapim një fushatë #ndërgjegjësimi për rëndësinë e votimit në Kosovë. Shumë prej jush na keni pyetur për mënyrën si mund të votoni nga jashtë në zgjedhjet e shkurtit 2025. Si Shoqatë e Studentëve Shqiptarë në mërgatë, që ka ndër vlerat e saj ndërgjegjësimin qytetar, e shohim si detyrim të dhurojmë informacion sadopak minimal mbi procedurat e votimit. Të drejtën për të votuar nuk e keni vetëm si privilegj, por edhe si përgjegjësi ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj. Mërgatë, ju ftojmë të ndërmerrni procedurat e nevojshme për të siguruar që zëri juaj të dëgjohet. Informohuni. Regjistrohuni. Votoni me përgjegjësi dhe plotë vetëdije. Kujdes : Informacione mbi fletëvotimet dhe mënyra sesi të votohet me postë janë në vijim, ky postim është vetëm për regjistrim në qendrat e votimit jashtë vendit. Me përkushtim, Shoqata "ALEA"
-
+4