Wikipedia:Lidhjet e jashtme
Kjo faqe dokumenton një udhëzim në Wikipedia shqip. Është një standard i pranuar përgjithësisht që redaktorët duhet të përpiqen ta ndjekin, megjithëse trajtohet më mirë me sens të përbashkët, dhe përjashtime të rastit mund të zbatohen. Çdo editim thelbësor në këtë faqe duhet të reflektojë konsensus. Kur jeni në dyshim, diskutoni së pari në faqen e diskutimit. |
Thelbi i faqes: Lidhjet e jashtme në një artikull mund të jenë në dobi të lexuesit, por duhet t'i mbajmë minimale, meritore, dhe të lidhura drejtpërdrejt me temën e artikullit. Përveç përjashtimeve të rralla, lidhjet e jashtme nuk duhet të përdoren në pjesën kryesore të tekstit. |
Artikujt në Wikipedia mund të përfshijnë lidhje të jashtme, lidhje drejt faqeve jashtë Wikipedias. Zakonisht nuk vendosen lidhjet e jashtme në pjesën kryesore të një artikulli. Të gjitha lidhjet e jashtme duhet t'i qëndrojnë konform disa kufizimeve.
Mes lidhjeve të jashtme që pranohen në Wikipedia përfshihen ato që përfshijnë hulumtime të mëtutjeshme që janë të sakta dhe i përputhen temës, informata që nuk mund t'i përfshijmë në artikull për shkak të së drejtës autoriale apo hollësisë tejmase, ose përmbajtjet e tjera të kuptimta s'janë të përshtatshme për artikullin për arsye jo të lidhura me saktësinë e tyre.
Mirëpriten disa lidhje të jashtme me vlerë të lartë (shihni § Çka lidhet zakonisht). Mirëpo, nënkreu "Lidhje të jashtme" s'guxon të bëhet një listë e gjatë dhe gjithpërfshirëse e lidhjeve të jashtme të ndërlidhura me secilën temë. Asnjë faqe nuk duhet lidhur nga një artikull në Wikipedia derisa t'i arsyetohet përfshirja e saj sipas këtyre udhëzimeve apo duke e përdorur trurin. Barra e arsyetimit qëndron mbi personin që do ta vendosë lidhjen e jashtme.
Krahas llojeve të lidhjeve që listohen në § Kufizimet mbi lidhje, këto udhëzime mbi lidhjet e jashtme nuk i zbatohen referimeve ndaj burimeve të besueshme brenda pjesës kryesore të artikullit.
Nëse faqja që doni ta lidhni në Wikipedia përmban informata që nuk janë akoma pjesë e artikullit, mendojeni nëse mund ta përdorni si referim për atë artikull, dhe citojeni. Udhëzimet për citim, që përfshijnë lidhjet e jashtme që i përdorim si citime, diskutohen tek Wikipedia:Burime të besueshme dhe Wikipedia:Citim i duhur.
Pika me rëndësi
[Redakto nëpërmjet kodit]- Ky udhëzim nuk i zbatohet referimeve brenda tekstit apo referimeve të përgjithshme, që duhet shfaqur në nënkreun "Referime" apo "Shënime". Kjo pikërisht përfshin lidhjet drejt faqeve me qëllime të komercit në internet, që ndalohen në "Lidhje të jashtme" por lejohen në fusnota.
- Përveç përjashtimeve të rralla, lidhjet e jashtme nuk duhet përfshirë brenda pjesës kryesore të artikullit.[a] Në vend të tyre, përfshini lidhjet e përshtatshme në një nënkrye me titullin "Lidhje të jashtme" në fund të artikullit, dhe në vendin e duhur brenda një infoboxi, nëse e kërkon rasti.
- Lidhjet në nënkreun "Lidhje të jashtme" duhet të mbahen minimale. Mungesa e lidhjeve të jashtme apo një numër i vogël i tyre nuk është arsye që të shtojmë lidhje të jashtme.
- Në nënkreun "Lidhje të jashtme", provoni t'i shmangni lidhjet e ndara drejt webfaqes së njëjtë, sikur po mundësojmë një portal drejt asaj faqeje; më mirë provoni t'a gjeni një faqe të mirë për lidhje brenda asaj webfaqeje.
- Ky udhëzim nuk i zbatohet lidhjeve drejt artikujve në Wikipedia të gjuhëve joshqipe:
- ato që paraqiten vetëvetiu në shiritin anësor, që nxirren ose nga Wikidata apo i shtohen artikullit manualisht përmes wikitekstit pas nënkreut "Lidhje të jashtme", ose
- ato që gjenerohen nga stampa {{interlanguage link}} për artikujt që i mungojnë Wikipedias Shqipe.
Shënime
[Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lidhjet drejt WikiFjalorit dhe Wikiburime mund të kenë dobi ndonjëherë. Përjashtime të tjera përfshijnë përdorimi i stampave si {{external media}}, që përdoret kur media jo të lira apo pa përdorim të drejtë s'guxojmë të postojmë në Wikipedia.