Harta

Komuniteti Genius perbëhet nga përdorues që vijnë nga shtete, kontinente dhe vende të tjera të botës. Komuniteti ynë krenohet kur mund të transkriptojë dhe të përkthejë tekstet në mënyrë efektive.

Ky udhëzues ka për qëllim të shpjegojë se si të shtoni dhe formatoni përkthimet e teksteve. Nëse keni pyetje, lini një koment më poshtë ose kontaktoni @streetlights (në anglisht) apo një përdorues Transcriber+ shqiptar.


Si të shtojmë përkthime këngësh

Kushdo mund të shtojë një përkthim të ri duke klikuar "ADD SONG" në krye të faqes; i njëjti proces për shtimin e këngëve në Genius.


Si të formatojmë faqet e përkthimeve

Genius krenohet për të mbajtur formatime të standardizuar. Përdorni këtë format kur shtoni përkthime në Genius.

  • Emri i Artistit: Genius Translations
  • Titulli i Këngës: Artisti - Titulli i Këngës ("Përkthim në gjuhën " shkruar në gjuhën e përkthyer), për shëmbull:
    • Luis Fonsi - Despacito ft. Daddy Yankee (Përkthim në Shqip)
    • Capital T - Kujtime (Traduzione Italiana)
    • Shaolin Gang - Tito (English Translation)
    • Elita 5 - TORNADO (Traduction Française)

Eshtë e rëndësishme të lini këto pjesë bosh:

Mund të përfshini këto të dhëna:

  • Kopertinën e këngës
  • Linqe të këngës në SoundCloud/YouTube
  • Datën e publikimit të këngës

Si të përktheni një tekst


Si të përktheni një album të tërë

Nëse po përktheni një album (ose edhe vetëm një këngë që është pjesë e një albumi), mund të krijoni albumin në mënyrë të tillë:

  • Emri: Artisti Kryesor - Titulli i Albumit ("Përkthim në Gjuhën [emri i gjuhës]" në gjuhën e përkthyer)
  • Artisti: Genius Translations
  • Kreditet e tjera lijini bosh

Marrja dhe dhënia e IQ-së

Të përkthesh një këngë është e vështirë—prandaj, ajo punë shpërblehet me pikë IQ! 30 IQ mund të jepen nga çdo Transcriber+ duke:

  • Shkuar te faqja e përkthimit
  • Shtypur menun "Admin"
  • Shtypur "Award transcription IQ"

Eshtë e rëndësishme që Transcribers+ të shpërblejnë me pikë IQ VETËM për përkthime që mund t'i verifikojnë vetë - ata duhet të dinë gjuhën origjinale si dhe ate të përkthyer. Nëse po kërkoni për dikë që të ju asistojë në kontrollin e përkthimeve, mund të pyesni një përdorues nga kjo faqe.


Lidhja e përkthimeve me faqen origjinale

Tekstet dhe përkthimet e tyre mund të lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet të dhënave të tyre. Ja si:

  • Klikoni "Edit Metadata";
  • Shkoni te seksioni "Song Relationships" dhe klikoni "Add additional song relationship";
    • Nëse i bëtë hapat më lartë në faqen e tekstit origjinal, klikoni "Translations" dhe shtoni faqet e përkthimeve të tekstit.
    • Nëse i bëtë hapat më lartë në faqen e tekstin e përkthyer, klikoni "Translation Of" dhe shtoni faqen e tekstit origjinal.

Për albume të përkthyera, nuk kemi një mënyrë për ta bërë këtë akoma, por mund të krijoni Q+A për të lidhur albumin që përkthyet me albumet e përkthyera. -> Lexo më shumë

How to Format Lyrics:

  • Type out all lyrics, even repeating song parts like the chorus
  • Lyrics should be broken down into individual lines
  • Use section headers above different song parts like [Verse], [Chorus], etc.
  • Use italics (<i>lyric</i>) and bold (<b>lyric</b>) to distinguish between different vocalists in the same song part
  • If you don’t understand a lyric, use [?]

To learn more, check out our transcription guide or visit our transcribers forum

About

Genius Annotation

Ky udhëzues ka për qëllim të ndihmojë këdo që është i interesuar të përkthejnë këngë në Genius, ashtu si dhe të qartësojë rregullat që duhet të ndiqen gjatë përkthimit.

Nëse keni ndonjë pyetje apo paqartësi në lidhje me rregullat dhe përmbajtjet e tjera të këtij udhëzuesi, mos hezitoni të lini një koment në seksioneve e komenteve më poshtë.

Pjesa më e madhe e udhëzuesit është përkthyer nga “How to Translate Songs to Genius”.


Genius Përkthim në Shqip është faqja zyrtare e përkthimeve në gjuhën Shqip.

Q&A

Find answers to frequently asked questions about the song and explore its deeper meaning

  1. 3.
    Polica e Komunitetit & Udhëzimet e Moderimit (Missing Lyrics)
  2. 8.
    Burimet e Shkrimit Genius nga Përdoruesit Genius (Missing Lyrics)
  3. 10.
    Si të Annotate Art në Genius (Missing Lyrics)
  4. 11.
    Si të Annotate & Editosh në Genius (Missing Lyrics)
  5. 13.
    Si të Annotate & Transkriptosh Muzikalë në Genius (Missing Lyrics)
  6. 16.
    Si Të Shkruajmë Q&A Në Genius (Missing Lyrics)
  7. 17.
    Udhëzimet Lit Genius nga Lit Genius (Missing Lyrics)
  8. 22.
    Si të Përktheni Këngë në Genius
  9. 25.
    Udhëzimet e Krijimit të Thread (Missing Lyrics)
  10. 26.
    Postlet (Missing Lyrics)
Credits
Si të Përktheni Këngë në Genius Is A Translation Of
Tags
Comments
Sign Up And Drop Knowledge 🤓
Genius is the ultimate source of music knowledge, created by scholars like you who share facts and insight about the songs and artists they love.
  翻译: